image Vaksinimi në Kosovë bëhet pa përdorimin e dorezave - Mjekët nuk respektojnë masat

Shëndetësi

Vaksinimi në Kosovë bëhet pa përdorimin e dorezave – Mjekët nuk respektojnë masat

news image

Tashmë kanë kaluar disa muaj prej kur në Kosovë ka filluar vaksinimi i qytetarëve. Mirëpo dhënia e tyre nga ana e personelit shëndetësor siç duket është ende problematike, shkruan Gazeta Sinjali.

Fotografi të shumta të publikuara në faqen e Facebook-ut të Ministrisë të Shëndetësisë, shfaqin pamje ku mjekët të cilët japin vaksinën pa përdorimin e dorezave.

May be an image of 2 people and people standing

Madje në këto fotografi shihet se edhe politikanë të ndryshëm të vendit kanë marrë vaksinën pikërisht nga këta mjekë, të cilët nuk po respektojnë rregullat. Një ndër ta është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Që nga fillimi i pandemisë janë bërë thirrje të shumta që të respektohen masat mbrojtëse për parandalimin e virusit, e që njëra ndër to ishte edhe vendosja e dorezave./Gazeta Sinjali/

May be an image of one or more people, people standing and indoor
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.