image Kosova pranon mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-të - Sinjali

Kosova pranon mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-të

news image

Sot, Kosova ka pranuar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër COVID-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.

Latifi tha se stokut të vaksinave në MSh u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër COVID-19.

“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër COVID-19.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin