image Vaksinat antiCOVID vijnë sot në Kosovë, disa qytetarë tregojnë se a do të vaksinohen

Shëndetësi

Vaksinat antiCOVID vijnë sot në Kosovë, disa qytetarë tregojnë se a do të vaksinohen

news image

Sonte në orën 20:15 në Prishtinë pritet të arrijnë 24 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID, të kompanisë AstraZeneca. Disa qytetarë të Prishtinës këtë gjë po e shohin si një arritje të madhe për vendin.

Ata kanë thënë se janë pro vaksinimit të popullatës dhe se janë të gatshëm që të vaksinohen.

Qytetari Salih Salihu tha se është i informuar që sot do të arrijnë disa nga vaksinat AstraZeneca dhe tha se pranon të vaksinohet, por vetëm pasi që ta sheh efektin që do të ketë kjo vaksinë te të tjerët.

“Mirë shumë ata që dëshirojnë munden me marrë, unë do të pres më vonë ndoshta por tash jo, nuk është nga frika por e kam kaluar dhe po pres si po reagon tek tjerët”, tha ai.

Qytetari tjetër Agim Përshtica, u shpreh i gatshëm që të vaksinohet ndër të parët.

“Unë personalisht po dhe e konsideroj si një arritje dhe sukses i madh që kanë arritur edhe këtu te ne, nuk duhet me u bë pyetja se a duhet me marrë apo jo, kur krejt bota e merr pse mos me marr edhe ne. Unë edhe pse e kam kaluar virusin, ndër të parët e kisha marrë”, tha ai për EO.

Edhe Milot Sejdiu tha se do të pres të shohë efektin që vaksina do të ketë te personat e parë që do të vaksinohen, ndonëse u shpreh i gatshëm që ai madje të vaksinohet edhe dy herë po qe nevoja.

“Nëse është pa parë e marr, jo një po më shumë, te shohim çfarë po ju bën tjerëve kurse frikë nuk kemi”, tha ai. 

Tutje, edhe Ibrahim Maxhuni tha se do ta marrë vaksinën pa asnjë hezitim.

“E kisha marrë, nuk e di që e kam kaluar virusin”, theksoi qytetari Maxhuni./Gazeta Sinjali/