Katër pjesëmarrës në testimin klinik të vaksinës antiCovid, së ndërmarrjes bio-teknologjike, Pfizer, kanë pësuar paralizë të muskujve të fytyrës.
Paraliza e Bell-it, siç njihet në terma mjekësor, besohet të mos ketë ndonjë ndërlidhshmëri me vaksinën.
Në një dokument të FDA-së, thuhej se “Midis efekteve anësore jo serioze të padëshiruara, kishte një çekuilibër numerik të katër rasteve të paralizës Bell në grupin e të vaksinuar, krahasuar me asnjë rast në grupin e placebo, megjithëse katër rastet në grupin e vaksinave nuk përfaqësojnë ndonjë frekuencë mbi atë që pritet në popullatën e përgjithshme”.
Shkaku i paralizës së Bell mbetet i panjohur, teksa NHS që sugjeron se mund të jetë i lidhur me virusin herpes.
“Meqë ndoshta është shkaktuar nga një infeksion, paraliza e Bell zakonisht nuk mund të parandalohet. Mund të jetë i lidhur me virusin herpes”, thuhet në faqen e NHS-së.
Pacientët britanikë po merrnin pjesë në provën e vaksinave të ardhura nga SHBA-ja, ku përfshiheshin 38,000 pjesëmarrës, raporton The Sun, transmeton Gazeta Sinjali /Gazeta Sinjali