Një vajzë është arrestuar dje në Ferizaj pasi ka sumuar fizikisht nënën e saj.
Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vajza ka probleme mendore.
Pas intervistimit nga policia ajo është dërguar në mbajtje ndërsa nëna e saj ka pranuar tretman mjekësor.
“Ferizaj 07.01.2020 – 18:30. Është arrestuar e dyshuara femër (me probleme psikike), pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/