Sot një vajzë në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar barna. Krejt kjo për shkak se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e saj.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije që spitali është njoftuar nga urgjenca se ajo kishte konsumuar 3 tableta azitomicin dhe më pas i është dhënë ndihma e nevojshme.
Siç njoftojnë këto burime, tashmë viktima është jashtë rrezikut për jetë por nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.
Në lidhje me rastin është njoftuar polici hetues dhe Prokurori i Shtetit dhe është hapur rasti “Vetëvrasje në tentative”.