image Vajza italiane kurorëzohet me trafikantin e martuar shqiptar, Policia ua zbulon planin

Botë

Montichiari/ Vajza italiane kurorëzohet me trafikantin e martuar shqiptar, Policia ua zbulon planin

news image

Një histori krejtësisht e pazakontë ka ndodhur në Montichiari të Italisë. Një grua italiane dhe një trafikant shqiptar janë detyruar të martohen për t’i larë borxhet e drogës.

Në këtë skandal janë përfshirë shqiptari 42-vjeçar, i cili ishte tregtar droge, gruaja e tij 40-vjeçare, nipi 19-vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare nga Brescia, transmeton Gazeta Sinjali.

30-vjeçarja nga Brescia, e cila kishte hyrë në borxh prej 1 mijë eurosh për të blerë kokainë, kishte thurur një plan për ta shlyer atë. Për këtë i nevojitej të martohej me shqiptarin, të cilit do t’ia jepte shtetësinë italiane në këmbim të parave që i duheshin.

Pothuajse gjithçka ishte organizuar mirë dhe deri në detajet më të imëta, duke filluar nga ceremonia e kurorëzimit e deri te dëshmitarët të cilët ishin miqtë e vajzës, e që nuk e ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Policia në bazë të disa informatave që i kishte marrë, nisi ta hetonte këtë martesë të dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm pak kohë më parë. Këto ishin lidhjet që hodhën në sulm Policinë e cila arrestoi shqiptarin, ndërsa nusja dhe nipi i tij u përpoqën të arratiseshin.

Policia arriti t’i përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se një kilogram drogë e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1,200 euro dhe 3,000 euro para.

Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg dhe janë vënë në dispozicion të hetimeve të mëtejme. /Gazeta Sinjali/

Gazeta