image Vajza e rrah babain e saj në Gjilan

Kosovë

Dhunë/ Vajza e rrah babain e saj në Gjilan

news image

Policia e ka arrestuar një femër në Gjilan dje rreth orës 10:00, pasi ajo dyshohet se e ka rrahur babain e saj.

Siç njofton Policia, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjilan 15.03.2020 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar babain e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh. /Gazeta Sinjali/