image Vajza e Remzije Mustafës ritakohet me nënën, falenderon ata që ndihmuan në gjetjen e saj

Kosovë

Postimi/ Vajza e Remzije Mustafës ritakohet me nënën, falenderon ata që ndihmuan në gjetjen e saj

news image

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës e cila ishte zhdukur që nga 6 nëntori, ka publikuar një fotografi prekëse duke shtrënguar dorën e nënës së saj e cila u gjet mbrëmë.

Anita ka falenderar të gjithë ata që kontribouan për gjetjen e Remzije Mustafës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2485004641618941&set=a.282306475222113&type=3&theater

59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.

Në kërkim të Remzije Mustafës, përveç Policisë dhe familjarëve e vajzës së saj, kishin dalë edhe qytetarë.

Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/