image Vajza e dehur sulmon policët që ia arrestuan të fejuarin i cili u përfshi në rrahje në Fushë Kosovë

Siguri

Vajza e dehur sulmon policët që ia arrestuan të fejuarin i cili u përfshi në rrahje në Fushë Kosovë

news image

Nga një rrahje që kishte ndodhur në afërsi të një pompe derivatesh në Fushë Kosovë, disa persona ishin përfshirë në një rrahje, ku si paosjë një nga ta ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Policët që e shoqëruan për në Emergjencë, u ballafaquan edhe me të fejuarën e të dyshuarit, e cila nuk i la ata të kryenin punën e tyre siç duhet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 20-vjeçarja kishte shkuar në spital dhe ishte futur brenda dhomës ku i fejuari i saj ishte duke kryer kontrollin mjekësor, me ç’rast kishte penguar zyrtarët policorë.

Për të larguar vajzën e cila shante e fyente policët, është dashur intervenimi i sigurimit të spitalit, ndërkohë që e njëjta është arrestuar për shkak të veprimeve të saj të dhunshme.

Pas shoqërimit në stacion policor, e dyshuara i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

/GazetaSinjali/