image Vaji i Haraqisë: LDK s’më lejoi të marrë pjesë në zgjedhje, isha bë kryetar

Vaji i Haraqisë: LDK s’më lejoi të marrë pjesë në zgjedhje, isha bë kryetar

news image

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, është ankuar se nuk e ka lënë LDK-ja të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

I pyetur se kush mund të bëhet kryetar i LDK-së, Astrit Haraqija, thotë se nuk ka ide sepse sipas tij partia nuk e ka lënë me marrë pjesë as në zgjedhje.

“Mue s’më kanë lanë me marrë pjesë as në zgjedhje, as kërkun hiq, sjam hiq, ama bash lidhje skam. Po sipas të gjitha gjasave, Hashim Thaçi, ka me vendos kush ka me u bo kryetar i LDK’së. Informacion kam unë që Hashimi, çka po don informacion më të madh”, ka thënë  ish-ministri Haraqija.

I pyetur rreth preferencave të tija se kush duhet të jetë kreu i ri i LDK’së, Haraqija thotë se ka preferenca por që nuk e ka pyetur askush. Madje ai thotë që do t’i ishte futur garës për kryetar edhe vet.

“Preferenca të mia kam, po s’po më vet kurrkush. Se isha bo vet”, ka shtuar ai. /Sinjali