image Uzurpoi pronën, arrestohet 61 vjeçari në Mitrovicë

Kosovë

Uzurpoi pronën, arrestohet 61 vjeçari në Mitrovicë

news image

Një 61 vjeçar me inicialet B.A, është arrestuar në orët e mesditës së sotme në Mitrovicë, dyshohet se ka uzurpuar pronën publike.

Sipas Policisë, nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se autoritetet komunale në Mitrovicë me vendim përkatës dy ditë më parë të dyshuarit ia kanë larguar pengesat nga hapësira publike, por përkundër këtij vendimi i dyshuari me veprimin e tij prapë ka tentuar t’i vendosë pengesat në atë hapësirë.

“Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Sinjali/