Kampioni i Hungarisë, Ferencvaros, është kualifikuar në rrethin tjetër të Champions League.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, asistoi në dy gola për fitoren e Ferencvaros në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Zalgiris nga Lituania.
Ferencvaros kualifikohet pasi edhe takimin e parë në Budapest e ka fituar me 2:0 ndaj lituanëve.
Futbollisti Mmaee ka shënuar në minutën e 44-të e 72-tën, në golin e parë dhe të dytë asiston Uzuni. Mak shënon golin e tretë (90+4′) dhe për vendasit Diaw realizon në minutën e 90+3.
Shqiptari Uzuni u zëvendësua në minutën e 77-të. /GazetaSinjaliSporti/