image Ushtronin prostitucion, arrestohen dy burra dhe një grua në Gjakovë

Kosovë

Siguri/ Ushtronin prostitucion, arrestohen dy burra dhe një grua në Gjakovë

news image

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohen se kanë ushtruar prostitucion në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Raportohet se dy burra nga Kosova dhe një grua shtetase e Shqipërisë, janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjakovë, për kryerjen e prostitucionit.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/