Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Malishevë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar për veprën penale “Sulm dhe dhunë në familje”, mbrëmë rreth orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tutje raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/