image Ushtrisë ruse pritet t’i bashkohen banorët e rajonit rebel ukrainas

Botë

Ushtrisë ruse pritet t’i bashkohen banorët e rajonit rebel ukrainas

news image

Banorët e disa zonave të kontrolluara nga rebelët ukrainas janë duke u ftuar që t’ju bashkohen ushtrisë ruse.

Kjo po besohet se është një shenjë tjetër që Moska po bënë përpjekje t’i integrojë ato territore sa më shpejt që është e mundur.

Gjatë të shtunës Viktor Vodolatsky tha se banorët e rajoneve të kontrolluara që nga viti 2014 nga rebelët e mbështetur nga Rusia kanë frikë nga sulmet e forcave ukrainase dhe se ata që kanë pasaporta ruse do të mirëpriten në ushtri.

Rusia deri më tani ka dhënë pasaporta për më shumë se 500 mijë njerëz në këto territore./GazetaSinjali/