Autoritetet lokale në Ukrainë kanë njoftuar se forcat ruse kanë granatuar spitalin psikiatrik në Kharkiv.
Guvernatori i qytetit ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet dhe sipas tij besohet se 330 persona ishin brenda spitalit, raporton Reuters.
Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe nuk kanë hezituar që ta granatojnë vazhdimisht nga fillimi i pushtimit rus.
Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet.