image Presidenti kolumbian urdhëron ushtrinë t'iu japë fund protestave në Kali

Botë

Presidenti kolumbian urdhëron ushtrinë t’iu japë fund protestave në Kali

news image

Ushtria kolumbiane tashmë ka filluar të forcojë kontrollin mbi qytetin Kali pas disa javësh protesta anti-qeveritare ku mbetën të vdekur disa persona, shkruan BBC.

Raportohet se rrugët u zbrazën pasi Presidenti Ivan Duque urdhëroi ushtrinë që të intervenojë, ndërsa intervenimi i ushtrisë përfshiu edhe disa zona tjera të vendit.

Protestuesit në kryeqytet, Bogota, thanë se do të kthehen në rrugë këtë të diel për të bërë thirrje që të ndalet dhuna e policisë.

Së paku pesë persona kanë humbur jetën të premtën mbrëma në protestën në të cilën që kur ka nisur kanë humbur jetën dhjetëra njerëz.

Një nga të vrarët ditën e premtë ishte edhe një oficer nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Personi hapi zjarr ndaj protestueve para e të qëllohej, transmeton BBC.

Protestat kanë filluar në muajin prill pas propozimit për rritje të taksave, ndërsa pas dy javësh negociata, ato janë ndërprerë.

Propozimi pë rritjen e taksave është tërhequr, por protestat u rritën për të mbuluar dhunën policore, varfërinë dhe krizën shëndetësore në Kolumbi.

Qyteti Kali që është bërë epiqendra e protestave është nën shtet-rrethim deri të shtunën në mëngjes./Gazeta Sinjali/