image Dy të vdekur vetëm mbrëmë në protestat në Kolumbi, mobilizohet ushtria

Botë

Dy të vdekur vetëm mbrëmë në protestat në Kolumbi, mobilizohet ushtria

news image

Presidenti kolumbian, Ivan Duque, tha se ka marrë vendim për dërgimin e ushtrisë në qytetin Kali pas disa javëve të protestave anti-qeveritare, ku mbetën të vdekur katër persona, shkruan BBC.

Protestat kanë filluar në muajin prill pas propozimit për rritje të taksave, ndërsa pas dy javësh negociata, ato janë ndërprerë.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti Ivan Duque ka thënë se është duke dërguar “ndihmën më të madhe ushtarake”.

Sidoqoftë, grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar policinë për përdorimin e gazit lotsjellës, në disa raste, si dhe municion që të shpërndajnë protestuesit.

Të premten, kolumbianët kanë shënuar një muaj që nga fillimi i protestës, ku humbën jetën shumë njerëz.

/GazetaSinjali/