Ushtria amerikane gjatë vitit të ardhshëm planifikon të demonstroj punën e armës laserike prej 300 kilovatëve, që po konsiderohet si arma më e fuqishme deri më sot.
Arma me madhësi të kontejnerit të anijes që montohet në një kamion, po zhvillohet nga kompanitë General Atomics Electromagentic Systems (GA-EMS) dhe Boeing.
Shumica e laserëve të ushtrisë prodhojnë nga 30 deri në 100 kilovatë, që mjaftojnë për rrëzimin e dronëve të vegjël.
Justin Bronk nga organizata britanike Royal United Services Institute, konsideron që një laser i tillë mund të rrëzojë objekte më të mëdha sesa droni, shkruajnë mediat e huaja.
“Me këtë laser do të mund të rrëzoheshin edhe raketat balistike, dronët, aeroplanët e helikopterët”, shtoi Bronk./GazetaSinjali/