image SHBA-ja planifikon të lëvizë anijet dhe avionët ushtarakë “më afër Izraelit”

Botë

SHBA-ja planifikon të lëvizë anijet dhe avionët ushtarakë “më afër Izraelit”

news image

Ushtria amerikane planifikon të lëvizë anijet e marinës dhe avionët ushtarakë më afër Izraelit, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me këtë çështje.

Këto lëvizje do të vepronin si një shfaqje mbështetjeje dhe mund të fillonin menjëherë, raporton NBC.

Megjithatë, anijet nuk do të jenë në vend për disa ditë.

Përndryshe, pas sulmit të Hamasit, Izraeli ka shpall gjendje lufte, ku mbi 600 izraelitë dhe 370 palestinezë janë vrarë.

/GazetaSinjali/