image Policia Ushtarake e FSK-së, trajnohet nga Ushtria Amerikane

Siguri

Policia Ushtarake e FSK-së, trajnohet nga Ushtria Amerikane

news image

Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  me Ushtrinë Amerikane Policia Ushtarake e FKS-së po zhvillon trajnime të përbashkëta.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke realizuar trajnimin e përbashkët. Kjo po bëhet  me fokus për përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e policisë ushtarake: menaxhimi i robërve të luftës, gjuajtësit aktiv, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit dhe bllokim të rrugëve.

“Ushtria Amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të personelit të FSK-së, duke krijuar kështu standarde të njëjta me vendet partnere, me qëllim të ndërveprueshmërisë me aleatët”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/