image Ushtria Amerikane kujton ushtarin 20-vjeçar që vdiq në Kosovë

Siguri

Ushtria Amerikane kujton ushtarin 20-vjeçar që vdiq në Kosovë

news image

Faqja e ushtrisë amerikane, stripes.com ka kujtuar 12 anëtarët e shërbimit që vdiqën jashtë vendit në zonat e caktuara luftarake në Afrikë, Kosovë dhe rajonin e Gadishullit Arabik, duke përfshirë edhe rrugët ujore, gjatë vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e 12 ushtarëve, u kujtua edhe ushtari 20-vjeçar i cili vdiq më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë, në një incident që nuk kishte lidhje me luftën.

Klass u bashkua me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Oregonit në Janar 2019 dhe u caktua në Batalionin e 2të, Regjimentin 162 të Këmbësorisë, Skuadrën Luftarake të Brigadës 41 të Këmbësorisë, bazuar në Springfield, Ore.

Ai po shërbente me misionin paqeruajtës të Operacionit të Përbashkët Gardian të NATO-s në Kosovë dhe duhej të kthehej në shtëpi në nëntor.

“Kjo është një situatë tragjike dhe fokusi ynë kryesor është mbështetja e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Brig. Gjenerali William J. Prendergast IV, komandanti i përbërësit të tokës të Gardës Kombëtare të Oregonit në atë kohë./Gazeta Sinjali/