image Ushtari ukrainas shfaqet duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë - VIDEO

Botë

Ushtari ukrainas shfaqet duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë – VIDEO

news image

Lufta në Ukrainë po vazhdon në mënyrë të ashpër. Bota demokratike i ka bërë thirrje Putinit që ta ndalë këtë agresion të paarsyeshëm kundër një shteti sovran.

Por, ushtarët ukrainas që janë në vijën e parë të frontit, po gjejnë mënyra të ndryshme që të mbajnë lartë moralin e tyre.

Ushtari Alex Hook ka shfaqur një ide interesante, për t’i treguar bijës së tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për çlirimin e vendit.

Alex dhe vajza e tij “argëtoheshin” duke vallëzuar dhe filmuar video, të cilat gjatë kohës së pandemisë i postonin vazhdimisht në TikTok, por që ndryshimet e fundit atje bënë që ta ndërpresë këtë gjë.

Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës.

Alex Hook konfirmoi të hënën se ishte gjallë pasi fansat dyshuan për më të keqen pas një periudhe të gjatë heshtjeje në llogarinë e tij zakonisht shumë aktive në mediat sociale.

Unë jam gjallë dhe do të vazhdoj të luftoj për Ukrainën“, u tha ai 2.5 milionë ndjekësve të tij, shkruan news.

Ai filloi të shpërndante video në dhjetor duke kërcyer me këngë të njohura ndërsa ishte i veshur me uniformën e tij të kamuflazhit.

Çdo video, e cila zakonisht shfaqte një ose dy ushtarë të tjerë, tërhoqi komente dhe pëlqime masive nga njerëz në mbarë botën.

Llogaria e tij në TikTok u rrit në popullaritet javën e kaluar, ndërsa bota e shikoi me tmerr pas fillimit të një “operacioni ushtarak” nga Vladimir Putin në Ukrainë.

@alexhook2303 #???????????????????????????????????????????????????????? #???????????????????????????????? #Топ #ЗСУ #Рек #украинатикток #славаукраїні #Армия #ООС #огонь ♬ πρωτότυπος ήχος – Giannis Karaolis

/GazetaSinjali/