Luftëtarëve sirianë po u ofrohen nga 5000 paund (5,895.64 euro) në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë kundër Ukrainës.
Një ushtar sirian, i cili ka dalë vullnetar që të luftojë, ka thënë se beson që Rusia po kryen masakër në Ukrainë, por gjithashtu po ndihmon sirianët e varfër që nuk kanë mundësi të ushqehen, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se ka dalë vullnetar për shkak të parave që ofroheshin, pavarësisht se familja e tij nuk dëshironte, por thotë se atij do t’i paguheshin 37 mijë paund (43,627.72 euro) nëse vritet.
Ushtari sirian ka deklaruar se njeh të paktën 200 njerëz që kanë dalë vullnetarë, teksa Qeveria ukrainase dhe një OJQ kryesore siriane thonë se janë ngritur gjithsej 14 qendra rekrutimi në të gjithë Sirinë.