image Lirohen 20 të burgosur ukrainas

Botë

Lirohen 20 të burgosur ukrainas

news image

Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka ndarë një imazh të 20 të burgosurve të luftës të cilët janë liruar gjatë një shkëmbimi të të burgosurve.

Të burgosurit u mbajtën nga forcat ruse në Olenivka dhe në rajonet e pushtuara përkohësisht në Zaporizhia dhe Kherson.

Në këmbim, 20 ushtarë rus u liruan nga forcat ukrainase, raporton Sky News.

Ndryshe, janë bërë shtatë muaj prej kur ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

/GazetaSinjali/