image Zelensky: Putin frikësohet nga vet njerëzit e tij

Botë

Zelensky: Putin frikësohet nga vet njerëzit e tij

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për BBC, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar që të përgatisin “popullin e tyre” për përdorimin e armëve bërthamore, përcjell Sinjali.

Megjithatë Zelensky ka thënë se Rusia nuk është gati që t’i përdor ato armë.

“Ata  nuk e dinë nëse do t’i përdorin apo jo armët bërthamore. Mendoj se është e rrezikshme edhe veç të flasin për to.” ka thënë Zelensky për BBC-në.

Presidenti i Ukrainës ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin ka frikë nga vet njerëzit e tij, sepse ata janë të vetmit që mund ta rrëzojnë atë nga pushteti dhe t’ia japin dikujt tjetër atë.

BBC e ka pyetur presidentin Zelensky nëse Putini do të mbijetoj nëse Ukraina e fiton luftën, ai është përgjigjur shumë thjeshtë: “S’më intereson.”

/GazetaSinjali/