image Ushtari rus i ankohet bashkëshortes se s’kanë bukë e ujë, ajo e vuan largimin e ‘Zara’ nga Rusia

Botë

Ushtari rus i ankohet bashkëshortes se s’kanë bukë e ujë, ajo e vuan largimin e ‘Zara’ nga Rusia

news image

Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar bisedën mes një ushtari rus dhe bashkëshortes së tij, të cilët flasin për gjendjen në Ukrainë dhe Rusi.

Në bisedë dëgjohet ushtari rus teksa i ankohet bashkëshortes, duke i thënë se nuk shohin arsye për të qenë në Ukrainë, transmeton Gazeta Sinjali.

“S’kemi bukë as ujë. Na kanë mbetur vetëm edhe një apo dy biskota. Asgjë më shumë. Nuk shohim arsye për të qenë këtu. S’kemi as municion, as naftë”, raportohet që i ka thënë ushtari rus bashkëshortes.

Ndërsa ajo pohon se sipas saj gjendja nuk është më e mirë as në Rusi dhe se po e vuajnë shumë largimin e Pepsit, Coca-Cola, Zara dhe Bershka nga tregu rus.

Bisedat e përgjuara nga SBU, ➡️ https://t.co/AYuIE2a0UC pic.twitter.com/f1xSUIEkWk

/GazetaSinjali/