image Urimi i Ramës për Bajram: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju

Rajon

Rajon/ Urimi i Ramës për Bajram: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetin social Facebook shkruan: “Gëzuar Bajramin. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!”.

Besimtarët myslimanë sonte kanë përfunduar muajin e shenjtë të Ramazanit që shënoi Festën e Fitër Bajramit.

Namazi i Bajramit do të falet nesër në orë 06:00 në xhamitë e Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë për hapjen e tyre, disa muaj pas mbylljes së tyre, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157792709536523/?type=3&theater