Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, e ka uruar i pari nga radhët e ndërkombëtarëve, për detyrën e re të Presidentit, Bajram Begajn, raporton Gazeta Sinjali.
Në një postim në “Twitter”, Borrell shkruan: “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”.
Ndryshe, Begajn e uruan për postin e ri edhe figura të njohura politike shqiptare duke shkruar se mezi presin të punojnë së bashku.
Theksojmë se, Begaj u votua sot në Parlament me 78 vota.