image Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes, Begaj: Është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

Shqipëri

Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes, Begaj: Është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i uroi jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh.

“Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne”.

“Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, ka thënë Begaj.

/GazetaSinjali/