image Begaj uron qytetarët e Kosovës: Udhëtimi pa viza në Evropë arritje e merituar por e vonuar

Politikë

Begaj uron qytetarët e Kosovës: Udhëtimi pa viza në Evropë arritje e merituar por e vonuar

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë.

Begaj u shpreh se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar teksa shpreson që ky hap të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!  Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook.

/GazetaSinjali/