image Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri

Politikë

Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri

news image

Bajram Begaj sot është zgjedhur President i ri i Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij president i është uruar posti i ri nga figura të njohura politike.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes rrjeteve sociale e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë duke shkruar se do të punojnë që raportet vëllazërore t’i thellojnë edhe më tej.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/