Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lideri i parë që e ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje.
Rama e ka uruar edhe LDK-në dhe Vjosa Osmanin për vendin e dytë, e edhe PDK-në dhe Kardi Veselin për pranimin e rezultatit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter.
Ajo çfarë bie në sy në ‘twett-in’ e Ramës është injorimi që ia ka bërë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, të cilin nuk e ka përmendur fare.
Derisa procesi i numërimit të votave është duke e prekur fundin, Lëvizja Vetëvendosje është duke e prekur fitoren e parë në zgjedhje që nga themelimi. Pas saj radhitet LDK-ja me një diferencë të ngushtë, ndërkaq PDK-ja dhe AAK-ja kanë pësuar disfatë të rëndë. /Gazeta Sinjali/