Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, ka treaguar se kush do të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Aliu ka deklaruar se Uran Ismaili pritet të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, por që pritet të zyrtarizohet brenda ditësh.
“Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryeqytetin, por që brenda pak ditësh do të formalizohet nga kryesia e partisë”, ka deklaruar Aliu në “Blic Interview me Astrit Gashin”.
Gjithashtu i pari i Ferizajt i cili tashmë ka konfirmuar se do të rikandidojë për një mandat tjetër në këtë komunë. /Gazeta Sinjali/