image Uran Ismaili: Sot një frymë e re doli në pah në Prishtinë

Uran Ismaili: Sot një frymë e re doli në pah në Prishtinë

news image

Kandidati i PDK-së për Prishtinë, Uran Ismaili, ka thënë se në ditën e zgjedhjeve një frymë e re doli në pah në Prishtinë.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i besuan.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka thënë ai.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së, Prishtina shkon në balotazh.

Arben Vitia i VV-së dhe Përparim Rama i LDK-së do të përballen edhe një herë për ta marrë postin e të parit të kryeqytetit.

/GazetaSinjali/