image LVV tejkalon 46% të votave në rezultatet e deritanishme, numërimi ende në proces

Politikë

LVV tejkalon 46% të votave në rezultatet e deritanishme, numërimi ende në proces

news image

Numërimi i votave është duke vazhduar akoma, deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46.10%  të rezultatit të përgjithshëm nga votat e numëruara deri tash.

Nga përditësimi i fundit që është bërë në platformën online të KQZ-së, PDK është e dyta me 19.87%, kurse LDK e trata me 16.99%.

Aleanca ka 6.86%.

LVV ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 22, LDK 19, Aleanca 7.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u numëruar votat me postë.

Deri tash janë numëruar 63.68% e votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/