Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka arritur që të mbledh 21, 64 për qind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, duke u bërë më i votuari nga kandidatët për Prishtinën në historinë e PDK-së.
Në vitin 2009, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marrë 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind.
Në zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK-së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marrë 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marrë 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK-së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.