Reperi shqiptar i cili tash e shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Viktor Paloka i njohur me emrin artistik Unikkatil, më 1 gusht të këtij viti, do të performojë në Klan Arena.
Unikkatili do të jetë mysafir special i ndeshjeve të sportit luftarak MMA.
Por përveç kësaj, reperi ka premtuar edhe diçka tjetër brenda javës, e që supozohet të jetë ndonjë këngë e re.
Kënga e tij e fundit ishte “Po eci”, e cila u cilësua si ‘diss’ ndaj rivalëve të tij në zhanrin që ai këndon.