image Unikkatil rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Unikkatil rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete sociale

news image

Reperi i popullarizuar shqiptar, Unikkatil, ka bërë një shkëputje prej kohësh nga rrjetet sociale.

Artisti, i cili në Instagram numëron 299 mijë ndjekës, është rikthyer së fundmi me një postim për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, me anë të së cilës uron miqtë e fansat për Bajram.

“Me fat Bajramin shqiptarëve të besimit islam”, ka shkruar ai.

Viktor Paloka (emri i vërtetë) të fundit postim në Instagram e solli në prill të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, 40 vjeçari me prejardhje nga Prishtina jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Amerikë.

Këtë periudhë, Unikkatil po ashtu ka qenë më pasiv edhe me projekte muzikore. /Gazeta Sinjali/