image 'Unë e kam kompleksuar tregun', Mozzik me një mesazh për kolegët e tij

Bota e Yjeve

‘Unë e kam kompleksuar tregun’, Mozzik me një mesazh për kolegët e tij

news image

Reperi i njohur kosovar, Mozzik është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë imazhe të ndryshme.

Pas publikimit të albumit “MozzArt” reperi shënoi sukses të madh.

Për një gjë të tillë, ai përmes rrjetit social Instagram ka dhënë një mesazh për kolegët e tij, duke thënë se e ka kompleksuar tregun.

“Unë e kam kompleksuar tregun, e di”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Temë e faqeve rozë është bërë edhe shpërndarja e albumit të tij në qytetet e Kosovës, ku grumbulloi mijëra fansa, por, për shkak të pandemisë një aktivitet i tillë është ndaluar. /Gazeta Sinjali/