Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të dorëzojë sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) komplete testimi për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Këto komplete të testimeve janë financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe ajo e Austrisë.
Në këtë ceremoni të dorëzim-pranimit, e cila fillon në ora 09:00, do të marrin pjesë: ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndihmësja e përfaqësueses së përhershme në UNDP, Valbona Bogujevci, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, udhëheqësi i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim-Zyra në Kosovë, Gunther Zimmer dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/