image Ultrasit e Interit shpalosin banerin jashtë selisë së klubit, kërkojnë nga klubi të mos e shesin Skriniar

Futboll

Ultrasit e Interit shpalosin banerin jashtë selisë së klubit, kërkojnë nga klubi të mos e shesin Skriniar

news image

Një banderolë u ngrit nga ultrasit e Interit jashtë selisë së klubit sot duke iu lutur atyre që të mos e shesin mbrojtësin Milan Skriniar.

Një pjesë e madhe e tifozëve të Nerazzurrëve janë të mërzitur pas dështimit për të nënshkruar me Gleison Bremer nga Torino, duke i lejuar Juventusit të finalizojë marrëveshje. Tani që klubi po shqyrton përforcime të tjera si Nikola Milenkoviç i Fiorentinës, mbështetësit janë në ankth për mundësinë e humbjes së Skriniar.

Calciomercato.com detajon se si u ngrit një pankartë jashtë selisë së Interit në Viale della Liberazione sot, ku shkruhej: “Paraqitni marrëveshje të gjatë miqësie, mos e prekni Skriniar”. Ultrasit kanë bërë të qarta tani ndjenjat e tyre në lidhje me një shitje të mundshme te PSG, duke i vendosur Nerazzurrët në një pikë të vështirë.

Shqetësimi ka filluar të rritet në mesin e tifozëve të Interit në lidhje me menaxhimin e klubit nga presidenti Steven Zhang dhe humbja e Skriniar mund të shkaktojë një irritim edhe më të madh. Një raport i fundit nga ‘South China Morning Post’ sugjeron se presidenti i Nerazzurëve ishte përgjegjës për qindra milionë euro ndaj kreditorëve.

/GazetaSinjaliSport/