image Ulja e pagave, Prokuroritë po merren vetëm me këto raste

Drejtësi

Ulja e pagave, Prokuroritë po merren vetëm me këto raste

news image

Edhe prokuroritë e Kosovës kanë reduktuar punën dhe po ofrojnë shërbime esenciale vetëm të rasteve të paraburgimit dhe të dhunës në familje.

Ky vendim erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku, tregoi për Gazetën Sinjali, se pos rasteve të paraburgimit dhe dhunës në familje nuk kryhet asnjë shërbim tjetër.

Më tej ai theksoi se puna është reduktuar ku po ofrohen vetëm këto shërbime esenciale.

Ndryshe KPK, vendimin e Qeverisë së Kosovës e ka vlerësuar si kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial.

KPK-ja me vendim dje ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022.

/GazetaSinjali/