image Ferizaj: 53-vjeçari ngacmon për të disatën herë ish të dashurën në Ferizaj, ajo e denoncon në Polici

Siguri

Ferizaj: 53-vjeçari ngacmon për të disatën herë ish të dashurën në Ferizaj, ajo e denoncon në Polici

news image

Një 53-vjeçar nga Shtimja është denoncuar sot në Polici nga një 47-vjeçare, e cila po pretendon se ai e ka shqetësuar duke e ngacmuar përmes mesazheve, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari që një kohë po e ngacmon 47-vjeçaren, prandaj ajo sot e ka raportuar rastin, me shpresën se do të merren veprime ndaj tij.

Për të kuptuar më shumë detaje për rastin, Policia ka ftuar për intervistim të dyshuarin A.G., i cili e ka mohuar ta ketë ngacmuar viktimën, duke thënë se nuk ka qëllime të këqija ndaj saj.

Pas marrjes së deklaratave nga dy palët, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit, për veprën penale “ngacmim”.

/GazetaSinjali/