image Ulet mosha e debutimit, 15 vjeçari shumë shpejt pritet të debutojë me Dortmundin

Futboll

Futboll/ Ulet mosha e debutimit, 15 vjeçari shumë shpejt pritet të debutojë me Dortmundin

news image

Ndërkohë që futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, Bundesliga gjermane ka ndryshuar rregulloren dhe ka ulur moshën e debutimit të lojtarëve në skuadrën e parë, duke e çuar tashmë në 16 vjeç.

Nga ky ndryshim “fërkon duart” Borussia e Dortmundit, që ka gati lancimin e sulmuesit Youssoufa Moukoko, i cili ndonëse ka vetëm 15 vite mbi supe, lan me skuadrën U-19 dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Sulmuesi pritet të mbushë 16 vjeç më 20 nëntor të këtij viti dhe pas kësaj date do të ketë mundësi të luajë në Bundesligë, aty ku pritet të thyejë rekordin e Nuri Sahin, që ka debutuar në moshën 16 vjeç e 11 muaj.

Moukoko ka arritur të shënojë 34 gola me skuadrën U-19 të Dortmundit dhe shikohet si një nga talentet më premtuese, ndërsa trajneri Lucien Favre po ndjek nga afër rritjen e tij dhe ka gati planin për ta afirmuar gradualisht.