image Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit dhe plagosjen e babait të tij mbrëmë në Drenas

Siguri

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit dhe plagosjen e babait të tij mbrëmë në Drenas

news image

Xhafer Bardiqi i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçari me iniciale A.M. (emër i njohur për redaksinë) dhe plagosjen e babait të të miturit, Bekim Mujës, është dorëzuar sot në polici, raporton Gazeta Sinjali.

Nga 54-vjeçari policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Arma që i është konfiskuar të dyshuarit

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, është dorËzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, tha Ahmeti.

Gazeta Sinjali sot raportoi se motivi i vrasjes dhe plagosjes dyshohet se është një mosmarëveshje që Xhafer Bardiqi dhe babai i tij kishin pasur me viktimat ( të vrarin dhe të plagosurin).

Për këtë rast, Sinjali mëson se është i dyshuar edhe babai i të arrestuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/