image Dorëzohet në polici 15-vjeçari që dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin në Prishtinë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Dorëzohet në polici 15-vjeçari që dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ka arrit të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar është E.V., 15-vjeç, i cili është dorëzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor.

Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku Rijad Hyseni, 14-vjeçar humbi jetën pasi që nuk i mbijetoi plagëve të marra nga therja me thikë.

Lajmin për vdekjen e tij përveç policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim të madh e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht ka ndërruar jetë më I dashuri ynë Rijad Besim Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). Për varrimin ju njoftojmë me kohë. E pikëlluar familja Hyseni”, thuhet në njoftimin e familjes.

/GazetaSinjali/