image Ukrainasja e rrëzon dronin rus me një kavanoz trangujsh

Botë

Ukrainasja e rrëzon dronin rus me një kavanoz trangujsh

news image

Ukrainasit luftën kundër Rusisë po e vazhdojnë në forma të ndryshme, disa nga ta po luftojnë në vijën e parë të frontit e disa të tjerë luftë po bëjnë në mënyrën e tyre edhe nga shtëpia.

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska së fundmi ka treguar një ngjarje interesante.

Ajo ka treguar se një grua e ka rrëzuar një dron rus duke e gjuajtur atë me një kavanoz trangujsh.

“Në Kiev, një grua e ka rrëzuar një dron rus prej ballkonit me një kavanoz trangujsh. Si presin ata ta okupojnë këtë shtet?”, ka shkruar ajo.

/Gazeta Sinjali/