image Disa burra përpiqen të ndalojnë tankun me duar në Ukrainë (VIDEO)

Botë

Disa burra përpiqen të ndalojnë tankun me duar në Ukrainë (VIDEO)

news image

Qytetarët nga Bakhmach i Ukrainës, po tentojnë t’i ndalojnë tanket ruse duke u dalë përpara atyre.

Në video, tanket shihen duke lëvizur në rrugët në Bakhmach, i cili është në verilindje të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

CNN ka konfirmuar autenticitetin dhe vendndodhjen e videos së përhapur në ‘Twitter’.

“Ata po vendosin biçikletat e tyre poshtë tankeve ruse”, dëgjohet duke thënë një person në video.

Pastaj një burrë kalon përpara tjetrit dhe hidhet sipër tankut.

Tanku vazhdon të lëvizë përkundër kësaj.

“Njerëzit i luten tankeve të ndalojnë”, dëgjohet një person duke thënë në video.

/GazetaSinjali/